Këto ndeshje e presin Milanin

13:18 | 21 Tetor 2019

Milanin e presin ndeshje shumë të vështira.

Stefano Pioli mbrëmë bëri debutimin te Milani, duke barazuar 2:2 ndaj Lecces në San Siro.

Tekniku italian u emërua në krye të skuadrës pas problemeve me rezultate të Marco Giampaolos.

Megjithatë, ai i mori frenat e Milanit në një kohë jo shumë të favorshme, ku edhe kalendari është kundër tij.

Në pesë ndeshjet e radhës, rosonerët udhëtojnë te Roma dhe Juventusi derisa në San Siro presin SPAL-in, Lazion dhe Napolin.

Katër ndeshje shumë të forta dhe një mesatare do të jenë prova e vërtetë e Piolit gjatë kësaj periudhe.

Komento: