
Vedat Muriqi, po kalon një formë të jashtëzakonshme në Turqi.
Fenerbahce mbrëmë mposhti Denizlisporin me rezultat 1:2 në ndeshjen, ku Vedat Muriqi shënoi golin e dytë dhe ndihmoi në të parin.

Përveç golit, sulmuesi kosovar ka bërë edhe paraqitje shumë të mirë, duke u gjendur në çdo pjesë të fushës.
Skuadra turke sot ka publikuar statistikat, ku Muriqi ka vrapuar 10887 metra.

Ai ka qenë i dyti me distancë më të madhe të përshkruar, 400 metra më pak se Luis Gustavo.
Nuk është hera e parë që Vedat Muriqi bën një vrapim kaq të madh.