De Ligt te Barcelona!

14:16 | 21 Tetor 2019

De Ligt mund të përfundojë te Barça.

Matthjis De Ligt u afrua me shumë bujë te Juventus, megjithatë paraqitjet e tij s’kanë qenë në nivelin e pritur.

20-vjeçari nuk ka arritur të tregojë gjithë potencialin e tij, duke pasur një performancë me shumë luhatje. Në dy ndeshjet e para të Seria A, ai s’u aktivizua. Por, pas dëmtimit të Chiellinit shtatlarti ka fituar vendin e titullarit.

Sinjale pozitive vijnë për të nga Spanja teksa “Don Balon” raporton se Barcelona ka kthyer sërish sytë nga mbrojtësi hollandez. Katalanasit po shohin me vëmendje situatën e 20-vjeçarit te “Zonja e Vjetër”. Ata ishin në tratativa në merkaton e verës, por në fund qendërmbrojtësi zgjodhi kampionët e Italisë. Priten zhvillime të reja, teksa dalëngadalë po afron merkato e dimrit.

Komento: