
Bosi i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer e ka identifikuar sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner si një transferim të mundshëm.
Liverpooli gjithashtu mendohet se është i interesuar për yllin gjerman, por ai nuk ka gjasa të lërë Red Bull Arena në dritaren e janarit,përcjell ORAinfo.

Werner ka shënuar gjashtë gola në tetë paraqitje në Bundesliga për Leipzig këtë sezon./ORAinfo/