
Aaron Ramsey, siç pritej, është lënë jashtë skuadrës së Juventusit për t’u përballur me Lokomotiv Moskën në Ligën e Kampionëve këtë mbrëmje.
Ramsey është ende duke u shëruar nga një problem i muskujve, megjithëse shefi i Juve, Maurizio Sarri insistoi në një konferencë për shtyp se ishte vetëm një tendosje,përcjell ORAinfo.

Uellsiani është bashkuar në ekipin e lojtarëve të lënduar Douglas Costa, Mattia De Sciglio, Marko Pjaca, Mattia Perin dhe Giorgio Chiellini.
Emre Can dhe Mario Mandzukic, nga ana tjetër, nuk janë të pranueshëm për shkak se kanë mbetur jashtë skuadrës së Bianconeri të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Juve për tu përballur me Lokomotivin: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Rugani, Demiral; Pjanic, Khedira, Matuidi, Rabiot, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Cuadrado, Higuain, Bernardeschi./ORAinfo/