Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarezit

20:58 | 22 Tetor 2019

Barcelona po mendon për zëvendësuesin e Luis Suarez.

Barcelona kanë caktuar Laurtaro Martinezin si zëvendësuesin e parë të Luis Suarez, bëjnë të ditur raportet.

Inter nuk duken të gatshëm të humbasin sulmuesin, i cili ka impresionuar që pas transferimit në Itali në korrik të vitit 2018, me zikaltërit që duan të hapin negociatat për kontratën e re, për të hequr klauzolën aktuale.

Por, skuadra e ErnestoValverde janë duke kërkuar transferimin e tij, duke kërkuar shfrytëzimin e kontratës aktuale, me klauzolën e lojtarit që është 100 milionë euro.

Martinez ka shënuar 10 gola në 35 paraqitje për Interin, dhe dy prej tyre në tetë ndeshjet në Ligën e Kampionëve.

Ai gjithashtu shkëlqeu edhe në fundjavë, me dy gola të shënuara në fitoren 4:3 të Interit ndaj Sassuolo.

Komento: