Kanë përfunduar ndeshjet e sotme në Champions League.
Real Madridi e ka shënuar fitoren e parë të sezonit në Ligën e Kampionëve, pasi e mundi Galatasarayn në Turqi, ndërkohë që Juventusi fitoi me rikthim kundër Lokomotiv Moscow në Torino.
Tottenham e shkatërroi Crvena Zvezdën 5:0, Manchester City triumfoi lehtësisht 5:1 kundër Atalantas, Bayern Munich e vazhdoi formën fantastike në Champions duke e mundur klubin grek Olympiacos 3:2 në udhëtim, raporton Gazeta Express.
Rezultatet e plota të ndeshjeve të xhiros së tretë të ditës së martë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve: