Pas kërkesës për dorëheqje nga Kuvendi, AAK-ja i përgjigjet Blerim Kuҫit

19:20 | 04 Janar 2019

Blerim Kuҫi ka kërkuar të dorëhiqet nga posti i Deputetit të Kuvendit të Kosovës, e për këtë ka reaguar AAK-ja.

Kjo kërkesë e Kuçit erdhi pasi ky i fundit në një debat televiziv premtoi se do të jap dorëheqje nga posti i deputetit në rast se Kosovës nuk i hiqen vizat.

Mirëpo, një kërkesë e tillë duket se nuk do ta marrë dritën jeshile nga partia e Ramush Haradinajt.

Zyrtari i lartë i AAK-së, njëherësh deputeti Muharrem Nitaj ka thënë për “Indeksonline” se subjekti i tyre politik ka pranuar kërkesën e Kuçiq në kryesi dhe grup parlamentar.

“Blerim Kuqi e ka bërë një premtim publik por realisht atë e ka bërë nëse Kosova nuk i përmbushë obligimet e veta në raport me liberaimzimin e vizave. Ne nuk e kemi shqyrtu kërkesën, por realisht e di sakt se disponimi në kryesi të partisë dhe grup dhe parlamentar është që s’ka asnjë bazë dhe nuk i pranohet dorëheqja nga posti i deputetit”, ka thënë Nitaj.

Vlen të theksohet se Aleanca në Kuvendin e Kosovës përfaqësohet nga 12 deputetë: Ahmet Isufi, Daut Haradinaj, Teuta Haxhiu, Shkumbin Demaliaj, Time Kadrijaj, Blerim Kuçi, Rasim Selmanaj, Donika Kadaj – Bujupi, Emilija Redžepi, Muharrem Nitaj , Gani Dreshaj dhe Bekë Berisha.

Komento: