Rruga për në Brezovicë e bllokuar tash e dy ditë, vjen lajmi i fundit nga atje

20:10 | 04 Janar 2019

Rruga për në Brezovicë ka qenë e bllokuar tash e dy ditë, si pasojë e borës së madhe që ka rënë.

Por, kjo rrugë tashme ka nisur të pastrohet.

Rruga që të çon në kompleksin turistike Brezovivca ka filluar të hapët.

Në një video të siguruar nga Gazeta Express shihet se si kompanitë e pastrimit janë duke e larguar borën.

Gjatë ditës se djeshme është raportuar se rruga për Brezovicë ishte bllokuar komplet.

Organizata ‘’Kosovo Outdoor Guru’’, e cila merret me turizëm malor, në një postim në rrjetin social Facebook, kanë bërë të ditur se rruga për në Brezovicë është e bllokuar.

‘’MOS U NISNI!!! Prej vikendicave rruga është e bllokuar. Veturat në parking kanë mbetur të bllokuara gjithashtu. Bllokim total. Mos u nisni!!! Ju lajmërojmë ndërkohë nëse pastrohet rruga’’, thuhet në shkrimin e tyre, të shoqëruar me disa foto.

Komento: