
Kemali bën ndryshimin drastik në pamje.
Duket si njeri tjetër Aktori i njohur turk, Burak Ozçivit, rrëmbeu zemrat e publikut shqiptarë me rolin e “Kemajlit” në serialin “Kara Sevda”, shkruan rtv21.tv
Kohëve të fundit aktori është përfolur shumë për ndryshimin që ka bërë në pamje. Buraku ka zgjatur flokët dhe kjo për shkak të rolit të ri në serialin “Kuruluş Osman” i cili pritet që shumë shpejt të fillojë të transmetohet në Turqi.
Aktori në rrjetin social Instagram ka ndarë me ndjekësit e tij trailerin e seriali të ri në të cilin do të luaj “Kuruluş Osman”.
Kujtojmë se Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen në muajin prill të këtij viti janë bërë prindër për herë të parë.


