
Ka përfunduar ndeshja Inter – Parma.
Inter ka lëshuar mundësine artë për tu rikthyer në kreun e tabelës në Serie A, pas gabimit që bëri Juventus në mesditë.
Inter nuk arriti më shumë sesa një barazim 2:2, kundër skuadrës së Parma, në kuadër të xhiros së 9-të, shkruan lajmi.net.
Golin e parë në këtë takim e realizoi Antonio Candreva, kur luhej minuta e 23’ e takimit.
Reagimi i mysafirëve ishte i shpejtë, me anë të Karamoh, pas vetëm tre minutave që Inter morri epërsinë.
Parma shënoi edhe një herë në minutën e 30’, me anë të ish anëtarit të Arsenal dhe Roma, Gervinho, për të përmbysur ‘Zi kaltrit’ e Conte.
Në pjesën e dytë, Inter barazoi me anë të Romelu Lukaku, për të shpresuar deri në fund për tri pikët të cilat nuk i arritën.
Me këtë barazim, Inter numëron 22 pikë pas 9 ndeshjeve për pozitën e dytë, kurse Parma ka 13 pikë në pozitën e shtatë.
Juventus është lideri me 23 pikë të grumbulluara. Mundësi e pashfrytëzuar nga Inter.