Icardi e Mbappe i sigurojnë fitore të thellë PSG-së

23:07 | 27 Tetor 2019

Mbappe dhe Icardi shënojnë nga dy gola në fitoren e thellë të PSG-së.

PSG e ka mposhtur me shumë lehtësi Marseille në ‘Parc des Princes’, për t’i rrëmbyer pikët e plota në Ligue 1. Shkëlqyen Mbappe dhe Icardi me nga dy gola.

Të besuarit e Thomas Tuchell kanë vazhduar me formën e mirë në Ligue 1.

PSG mori pikët e plota në shtëpi në xhiron e 11, duke e mposhtur 4-0 Marseillen,

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë.

Kylian Mbappe dhe Mauro Icardin ishin realizuesit për PSG-në që ka shkuar në kuotën e 27 pikëve pas 11 ndeshjeve, tetë më shumë se ndjekësi më i afërt, Nantes (19).

Komento: