
Veprimi emocionues i Torreira, përlotet për Granit Xhakën.
Tensioni që ndodhi mbrëmë mes tifozët të Arsenalit dhe Granit Xhakës, nuk e kanë bërë të ndihet keq vetëm mesfushorin shqiptar, por edhe bashkëlojtarin e tij Lucas Torreira.
Torreira u pa i përlotur teksa shihte fishkëllimat që tifozët e ‘Topçinjëve’ i drejtonin kah kapiteni i tyre gjatë zëvendësimit të tij.
Xhaka më pas shpërtheu duke i ofenduar mbështetësit e tij përpara se të shqyente fanellën dhe të vraponte drejt tunelit, përcjell lajmi net.
Këto veprime kanë prekur jo pak mesfushorin uruguajan, i cili ngushëllohej nga Hector Bellerin.
Ndryshe, Arsenal barazoi 2-2 kundër Crystal Palace dje në shtëpi.