Riberyin e “lëshojnë nervat”dhe fjaloset me referin, e pret dënimi

13:01 | 28 Tetor 2019

Fundi i takimit të djeshëm mes Fiorentinës dhe Lacios ka rezultuar i hidhur për vendasit. Imobile shënoi golin e dytë në fund, duke heshtur tifozët në Firence.

Pas fërshëllimës së fundit, ka qenë Frank Ribery ai që ka bërë një veprim të pahijshëm, teksa i është hakërryer vijërojtësit duke vendosur edhe duart mbi të. Një e shtyrë që pritet të rezultojë fatale për sulmuesin, pasi mund të ketë një dënim deri në tre ndeshje, sipas rregullores italiane të futbollit.

Veterani i vjollcëve u pa i revoltuar edhe në momentin kur trajneri Montela e zëvendësoi, teksa ka tundur disa herë kokën duke mos aprovuar këtë vendim. Gjatë gjithë kohës në pankinë ai ka protestuar ndaj vendimeve të arbitrit, sidomos në rastin e golit. Për veprimin ndaj anësorit, francezi u ndëshkua me karton të kuq në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes.

Komento: