Lukaku arrin diçka të madhe te Inter

13:43 | 28 Tetor 2019

U përfol se nuk do të kishte sukses, por doli e kundërta.

Romelu Lukaku ishte një nga blerjet e bujshme të Interit gjatë merkatos së verës. Sulmuesi belg duket se deri më tani po e shpërblen mësë miri besimin e drejtueve dhe çmimin e paguar nga klubi për Manchester United.

Në 9 javë kampionat, Lukaku ka shënuar 6 gola dhe diçka e tillë nuk ndodhte që nga sezoni 2009-2010 kur zikaltërit fitua tripletën. Ishte Diego Milito ai që shënoi 6 gola në 9 takimet e para dhe tashmë pas 10 vitesh ky rekord arrihet nga Lukaku.

Goli i shënuar ndaj Parmës ishte i gjashti për belgun në kampionat dhe tashmë synon të arrijë te rekordet e tjera.

Komento: