Vidal apo Rakitic, ja cilin po e dëshiron Conte

17:48 | 28 Tetor 2019

Conte e preferon Arturo Vidal para Rakiticit.

Interi është në kërkim të një mesfushori për janar dhe futbollisti luftarak kilian Arturo Vidal është në avantazh karshi bashkëlojtarit të tij tek Barcelona, kroatit Ivan Rakitic

Interi po planifikon të përforcohet në repartin e mesfushës në afatin kalimtar të janarit, shkruan Express.

“Nerazzurri” i kanë hedhur sytë kah Spanja, respektivisht kah Barcelona, të cilës synojnë t’ia blejnë një mesfushor.

Mediat spanjolle raportuan këto ditë se mesfushori Ivan Rakitic ishte bërë objektiv i klubit italian për janar pasi futbollisti kroat po e mendon largimin për shkak se nuk po ka hapësira të mjaftueshme në Camp Nou këtë sezon.

Mirëpo, e përditshmja italiane “Tuttosport” sot shkruan se trajneri i Interit, Antonio Conte do ta preferonte më shumë bashkëlojtarin e Rakiticit, Arturo Vidal në “Giuseppe Meazza”.

Pas paraqitjeve impresionuese të Stefano Sensit, Conte tash në “pazar” po e shikon më shumë një lojtar fizik sesa teknik.

Siç dihet, ish-futbollisti i Bayer Leverkusenit, Juventusit dhe Bayern Munichut njihet më shumë si lojtar luftarak, kurse ish-futbollisti i Sevillës është më i mirë në aspektin teknik.

Interi është në garë për titull të kampionit këtë sezon dhe luftën kryesore do ta ketë me Juventusin.

Komento: