Roma është e gatshme të përfundojë një marrëveshje për të mbajtur Chris Smalling në klub përtej periudhës së huazimit të tij, raporton Gazzetta dello Sport.
Mbrojtësi i Manchester United ka bërë përshtypje që nga transferimi në Itali me hua, dhe ndërsa Roma nuk ka një mundësi blerjeje për futbollistin, ata janë të gatshëm të negociojnë një marrëveshje të përhershme,përcjell ORAinfo.
Djajtë e Kuq raportohet se duan 15-20 milion € për njeriun anglez./ORAinfo/