Ramiz Kelmendi pretendon se LDK i humbi 10 mijë vota pas kalimit të tij në PDK

21:20 | 30 Tetor 2019

Ramiz Kelmendi thotë se kalimi i tij në PDK ia humbi LDK-së 10 mijë vota.

Ish-deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe afaristi i njohur, Ramiz Kelmendi, ka treguar arsyet pse është larguar nga LDK-ja dhe pse ka përkrahur PDK-në në gjedhjet e 6 tetorit.

Kelmendi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se lufta kundër sektorit privat është luftë kundër Kosovës.

Ai ka thënë se çështja e një punëtori të kompanisë së tij mund të jetë politizuar qëllimisht për të ulur reputacionin e biznesit të tij, përcjell Telegrafi.

“Punëtori që është takuar me Albin Kurtin në bazë të dhënave që e pashë ka qenë i punësuar “part time” dhe ai mund të jetë larguar për një punë të përhershme nga Elkos”.

Komento: