Me veturë zyrtare ia “mësynë” Brezovicës për vikend

15:00 | 05 Janar 2019

Nuk është lajm tashmë se veturat zyrtare shfrytzëohen edhe jashtë orarit të punës.

Një zyrtar i Ministrisë së Tregtisë që udhëhiqet nga Endrit Shala i Nismës, ka zgjedhur që këtë vikend të të udhëtojë drejt Brezovicës me veturë të shtetit.

Një zyrtar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e ka shfrytëzuar sot veturën e zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të udhëtuar drejt qendrës rekreative të Brezovicës.

Keqpërdorimi i makinave zyrtare gjatë ditëve të vikendit është një dukuri që po vazhdon edhe përkundër vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj që e ndalon një gjë të tillë.

Në një intervistë për Gazetën Express kryeministri Haradinaj kishte thënë se do t’i ndëshkojë ata të cilët i shfrytëzojnë veturat e shtetit për çështje private

Komento: