Tahiri bën thirrje për protestë, kjo është arsyeja

15:16 | 05 Janar 2019

Deputeti kosovar, Labinot Tahiri ka një kërkesë të veçantë për qytetarët e Kosovës.

Deputeti i AKR-së së Behgjet Pacollit, Labinot Tahiri, pasi ka dorëzuar pasaportat e tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si revoltë për mos liberalizimin e vizave, sot ka bërë thirrje që për të njëjtën çështje edhe të protestohet

Përmes një postimi në profilin e tij, Tahiri ka bërë thirrje që të përkrahet protesta e thirrur nga studentët, që do të mbahet me 10 janar në orën 12:00 në Prishtinë.

Postimi i plotë:

Protesta!

A je Prind, a ke djal apo vajzë studentë?

A po presin akoma pēr viza, e ne fund edhe mund të i’u refuzohet?! Dil në protesta!

A je Student apo studente? A të janë ngushtuar rruget e jetës dhe plus edhe tani mos liberalizimi i vizave ku ty të duhet në shumë raste dalja e lirë sa herë që të duash?! Dil në protesta!

Dil dhe të dalim të gjithë me daten 10 janar 2019, Ora 12:00, Prishtinë!

Protesta e thirur nga Studentët të cilen e përkrahi çdo ditë!

Labi

Shperndajeni!

Komento: