Ancelotti merr lajm të madh

21:28 | 01 Nëntor 2019

Ancelotti ka marrë një lajm të mirë.

Pas barazimit ndaj Atalantës, Napoli do të ketë një tjetër ndeshje të rëndësishme, këtë herë përballë Romës.

Ditën e nesërme në orën 15:00 do të luhet sfida e parë e Serie A, mes Napolit dhe Romës. Për këtë takim, skuadra napoletane nuk do të ketë në pankinë trajnerin Ançelotti pasi skualifikimit në ndeshjen e mesjavës.

Por lajme të mirë janë reparti I mbrojtjes, pasi Manolas dhe Hysaj janë gati dhe janë ftuar në këtë ndeshje nga trajneri Ançelotti.

Tashmë nuk ka më dyshime që mbrojtësi shkodran ka lënë pas dëmtimin e tij dhe është gati për skuadrën. Një lajm padyshim I mirë edhe për Kombëtaren shqiptare në prag të dy ndeshjeve të muajit nëntor ndaj Andorrës dhe Francës.

Portierët – Karnezis, Meret, Ospina.

Mbrojtësit – Di Lorenzo, Hysaj, Koulibaly, Luperto, Manolas, Maksimovic, Mario Rui, Tonelli.

Mesfsuhorët- Callejon, Elmas, Fabian Ruiz, Zielinski.

Sulmuesit- Gaetano, Insigne, Llorente, Lozano, Mertens, Milik, Younes.

Komento: