
Klopp thotë se nuk beson se do ta mbyllim sezonin pa humbje.
Jurgen Klopp ka thënë se Liverpooli nuk do të mund ta mbyllë sezonin pa humbje.
The Reds fituan në sekondat e fundit ndaj Aston Villës të shtunën me rezultat 2-1, e që deri më tani nuk kanë pësuar humbje.
Liverpooli aktualisht ka dhjetë fitore dhe një barazim që i nxori Manchester United, ndërsa Klopp ka bërë të ditur se ata nuk mund të mos humbin nëse zhvillojnë një lojë sikur ajo ndaj Villës.
“Nuk është e mundur që të mos humbasim, nëse zhvillojmë një lojë të tillë”, ka thënë Klopp.
“Nuk ishte ndeshje e keqe, por ne nuk e kishim mentalitetin fitues që na nevojitem edhe pse në fund shënuam dy gola”.
“Nuk është e mundur një gjë e tillë, por të them të drejtën nuk e mendojmë këtë gjë. Ne mendojmë se si ta fitojmë ndeshjen e ardhshme dhe atë tjetrën…”, ka shtuar më tej gjermani.
Liverpooli aktualisht është në pozitën e parë me 31 pikë pas javës së 11-të, ndërsa në javën e 12-të do të jetë nikoqir i Manchester Cityt.