
Bayern Munich në duar të Hansi Flick.
Hansi Flick do të jetë trajner i përkohshëm i Bayern Munich
Pas humbjes shokuese 5-1 kundër Eintracht Frankfurt, Bayern Munich ia ka treguar derën trajnerit, Niko Kovac.
Vendin e kroatit për ndeshjet e ardhshme, kundër Olympiacos në Champions League dhe Borussia Dortmund në Bundesliga, do ta zë zëvendës trajneri, Hansi Flick.
Javën e ardhshme, Bayern pritet të emërojë zyrtarisht zëvendësuesin e Kovac që sipas mediave gjermane, mund të jetë Max Allegri, ishi i Juventusit e Mialnit.