Milani mposhtet nga Lazio.
Milani i është rikthyer humbjeve, pas fitores ndaj SPAL javën e kaluar.
‘Rossonerët’ janë mposhtur në stadiumin e vet nga Lazio me rezultat 1-2.
Ciro Immobile (25’) i dha epërsinë skuadrës së tij, por vendasit barazuan pas pak minutave me autogolin e Bastos (28’).
Ndërkohë goli vendimtar u shënua nga Joaquin Correa (83’), duke i shkaktuar humbjen e gjashtë pas 11 ndeshjeve Milanit dhe duke vazhduar formën e mirë të Lazios pas luhatjes në këtë fillim të sezonit.
Tekniku i ri i Milanit, Stefano Pioli tani do të ketë kokëdhimbje, pasi në 4 ndeshje ka dy humbje, një barazim dhe vetëm një fitore.
‘Kuqezinjtë’ renditen në pozitën e 11-të me 13 pikë, kurse Lazio në vendin e katërt me 21 pikë.