Milan dhe Inter vëzhgojnë yllin e Romës

09:36 | 04 Nëntor 2019

Milani dhe Inter kanë identifikuar mbrojtësin e Manchester United, Chris Smalling, si një objektiv të mundshëm transferimi, transmeton Calcio Mercato.

Qendërmbrojtësi anglez po e kalon sezonin 2019-20 për huazim te Roma, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë 10 milion United për ta bërë marrëveshjen të përhershme.

Të dy klubet e Milanit po vëzhgojnë me vëmendje situatën e Smalling, pasi kanë qenë të impresionuar nga shfaqjet e tij në Stadio Olimpico në fillimin e fushatës./ORAinfo/

Komento: