
Barcelona pritet të përforcohet me njërin ndër lojtarët me të mirë të momentit në Evropë.
Një nga lojtarët që po merr vëmendjen më të madhe kohëve të fundit, Haaland, po lidhet me një transferim të mundshëm tek Barca.
Anëtari i Salzburg është një nga realizuesit më të mirë në këtë edicion, duke tërhequr kështu vëmendje të madhe nga gjigantët evropian.
‘Don Balon’ raporton se agjenti Mino Raiola i ka ofruar skuadrës së Barcelonës shërbimet e norvegjezit, transmeton lajmi.
19 vjeçari ka një klauzolë e cila mban çmimin e 65 milionë eurove. Ai ka shënuar gjashtë gola në tri ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Mbetet të shihet nëse Barcelona do të nis negociatat për lojtarin që mund të jetë zëvendësuesi i Luis Suarez.