Zhegrova merr lajmin e madh

14:29 | 04 Nëntor 2019

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhergova ka marrë një lajm të mirë.

Edon Zhegrova ka bërë një paraqitje shumë të mirë me Baselin në ndeshjen kundër Xamax.

Ylli i Kosovës asistoi në golin e barazimit për skuadrën e tij të cilën e shënoi Kemal Ademi.

Zhegrova pas kësaj paraqitje u përfshi në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës.

Trajneri tashmë do të mendohet gjatë pse ylli i Kosovës nuk ka luajtur startues në pjesën tjetër të kampionatit.

Komento: