
Ish drejtori i Milanit, tani drejtor i PSG-së, Leonardo dëshiron t’i hakmerret ish klubit të tij, duke transferuar te klubi francez objektivin e Milanit.
Leonardo pritet të nisë misionin për transferimit e yllit brazilian, Everton.
Sipas Le10Sport, drejtori i PSG Leonardo i ka sytë te shënjestra e Milanit, Everton, përcjell ORAinfo.

Leonardo e donte atë gjatë kohës së tij në Milan dhe tani do të përpiqet ta nënshkruajë lojtari me PSG-në. /ORAinfo/