
Pas një fillimi shumë të vështirë të Milan, Ismael Bennacer duket se ka filluar ta gjejë vetën.
Në dy ndeshjet e fundit, Pioli ka zgjedhur që algjeriani të drejtojë mesfushën e jo Biglia. Për më tepër, lojtari ka treguar shenja të rëndësishme të përmirësimit, përcjell ORAinfo.
Kuqezinjtë kanë luftuar në fillimin e sezonit, duke humbur gjashtë nga njëmbëdhjetë ndeshjet e tyre të para në Serie A.

Me fjalë të tjera, ata do të duhet të ndryshojnë situatën shumë shpejt për të patur një shans për tu rënditur në pozitnë e katër që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Që nga arritja e Pioli, lojtarët janë përmirësuar individualisht, por ata ende nuk kanë ide të qarta dhe grupi nuk është i bashkuar në fushë.
Sidoqoftë, Bennacer në dy shfaqjet e fundit është treguar i mirë, duke ofruar cilësi në një nga pozicionet më të rëndësishme në fushë.
Me pak fjalë, atij do t’i duhet kohë, por në në fund po fillojmë ta shohim lojtarin që bëri kaq mirë për Empoli sezonin e kaluar. /ORAinfo/