
Publikohen notat e lojtarëve për ndeshjen Barcelona – Slavia Pragë.
Barcelonës i doli mjaft punë me Slavian e Pragës, ku në fund u desh të kënaqen me barazim pa gola (0-0).
Ndeshja nisi shumë mirë për Barcelonën që kishin disa raste, duke filluar me Nelson Semedon që në minutën e 11-të.
Pas tij provoi Leo Messi në minutën e 35-të dhe 43-të, por që nuk arriti të shënojë.
Në pjesën e dytë Barcelona e rriti ritmin duke e kërkuar me ngulm golin. Në minutën e 59-të ishte Arturo Vidal që shënoi, por që goli u anulua nga VAR për pozitë jashtë lojës.
Deri në fund nuk kishte gola dhe Barcelona u desh të pajtohet me këtë barazim që i mban në vendin e parë me tetë pikë.
Notat e lojtarëve për paraqitje në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme.
