Shkarkohet Valverde ?

17:18 | 06 Nëntor 2019

Valverde mund të shkarkohet.

Një humbje në kampionat ndaj Levantes dhe barazimi ndaj Slavias së Pragës në Champions League në takimet e fundit nuk ka lënë një shije të mirë te drejtuesit e Barcelonës.

Pankina e Ernesto Valverde nis të lëkundet dhe tashmë është pranë shkarkimit.

Drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e tij dhe tashmë kanë kontaktuar Ronald Koeman.

Trajneri hollandez aktualisht është në drejtim të Kombëtares hollandez, por një ofertë nga Barcelona mund të bëjë që të ndryshojë mendim. Katalasit e dëshironin për sezonin e ri, por dy rezultatet e fundit kanë bërë që drejtuesit të përshpejtojnë negociata.

Komento: