Sarri ia humb “magjinë” Ronaldos, “çartet” portugezi

22:18 | 06 Nëntor 2019

Cristiano Ronaldo, dëshiron të jetë lider në fushë.

Juventus mori një fitore të vuajtur 2-1 ndaj Lokomotivës së Moskës, teksa ndeshja u zgjidh nga një magji e Douglas Costës në kohën shtesë. Një nga episodet më të diskutueshme të ndeshjes ishte zëvendësimi i Cristiano Ronaldos 10 minuta nga fundi i ndeshjes.

Hera e fundit që ai ka lënë fanellën me numër 7, ka qenë më 17 shkurt të vitit 2016, kur Real Madridi sfidonte Romën. Në atë rast Ronaldo, doli nga fusha në minutën e 89-të, duke i lënë vendin Casemiros, ndërkohë që rezultati ishte 2-0.

Portugezi nuk e priti aspak mirë zëvendësimin mbrëmjen e sotme, duke i thënë trajnerit që nuk donte të dilte në atë pikë të ndeshjes.

Komento: