
PSG ia shuan shpresat Real Madridit.
Kylian Mbappe vazhdon të mbetet në mesin e emrave më të përfolur në tregun e transferimeve.
Lojtari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022, por jo nuk i ka paraqitur problem Zinedine Zidanes, që të përmend se Mbappe ëndërron të luajë për Real Madridin.
Kundër kësaj deklarate ka reaguar drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo.
Braziliani i ka quajtur irrituese tentativat e Real Madridit, duke u kërkuar që të heqin dorë nga lojtari.
“Është pak irrituese për të gjitha këto. Nuk po ndodh për herë të parë dhe po bëhet shumë zhurmë. Kylian është i rëndësishëm për ne”, ka deklaruar Leonardo, përcjell lajmi.
“Ai ka kontratë me ne edhe dy vite e gjysmë, kështu që të flasësh për ëndrra është çmenduri. Le ta ndalojnë së bëri atë”.
