
Lojtari i Milanit, Samu Castillejo, i cili u detyrua të linte ndeshjen kundër Lazio i dëmtuar, aktualisht është në punë për tu rikuperuar nga problemi i muskujve i cili do ta mbajë atë jashtë për ndeshjen kundër Juventus.
Në Instagram, ai publikoi një foto duke u rikuperuar në pishinë, përcjell ORAinfo.

Spanjolli iu nënshtrua një skanimi të hënën në mbrëmje, duke zbuluar se ka një dëmtim të muskujve të kofshës së tij të majtë.
Javën tjetër, ai pritet të ketë teste të reja për të kuptuar shkallën e dëmtimit të tij. /ORAinfo/
