
Arturo Vidal është ëndrra e madhe e Antonio Conte për verën e ardhshme.
Megjithatë, përkundër dëshirës së tij për t’u ribashkuar me Kilianin, Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta raportohet se nuk është shumë i interesuar për lojtarin,përcjell ORAinfo.

Sipas Tuttosport, drejtori nuk është i bindur për të investuar në mesfushor, jo vetëm për shkak të moshës së tij (32-vjeçar), por edhe për shkak të karakterit të tij në fushë. Në fakt, siç qëndrojnë gjërat, i preferuari i Contes mund të arrijë vetëm një kredi./ORAinfo/