
Batatina merr dhuratë një X6.
Kryetrajneri i KF Llapit, Tahir Batatina, ka marrë një dhuratë speciale nga vëllai pas ndeshjes kundër FC Prishtinës.
Një BMW X6 ishte duke e pritur atë para stadiumit ‘Zahir Pajaziti’.
Në këtë veturë, vëllai i kishe ngjitur edhe disa fleta, ku kishte shkruar: “Dhuratë për kryetrajnerin Tahir Batatina. Drejtori: Bejtush Batatina”.
Kujtojmë se KF Llapi u mund në shtëpi nga FC Prishtina me rezultat 1:4.
