
Arsenali ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e mbrojtësit 21-vjeçar Merih Demiral, raporton Turkish-Football.
Ylli i Turqisë ka bërë përshtypje te Juventus dhe Topçinjtë e shohin atë si një mundësi të mirë për të forcuar mbrojtjen e tyre,përcjell ORAinfo.

Skuadra e Premier League tashmë ka filluar të punojë për të sjell shërbimet e tij, por Juventus do të kërkojë lart 30 milion € për të. Kujtojmë se për turkun është interesuar edhe skuadra e Milanit./ORAinfo/