Milan po e transferon lojtarin 20 milionësh nga klubi italian

13:39 | 06 January 2019

Milan është i interesuar për Alfred Duncan e Sassuolos, duke ofruar rreth 20 milionë euro.

Milan gjithashtu ka shprehur interesim edhe për një lojtar tjetër të Sasuolos, Sensin, por çmimi i tij prej 25 milion euro ka paraqitur një problem, ndërkohë që Neroverdi nuk është i etur të lirojë atë në mes të sezonit.

Sipas Sportitalia, Rossonerët kanë më shumë gjasa të marrin një marrëveshje për Janarin për mesfushorin mbrojtës Duncan, përcjell ORAinfo.

Ai do të kushtonte pak më pak, rreth 20 milionë euro, dhe besohet të jetë entuziast për lëvizjen e mundshme në San Siro.

Roma gjithashtu ka qenë e lidhur me Duncan, por Milan shihet si favorit për transferimin e lojtarit. /ORAinfo/

Komento: