Messi me het-trik e sotëm, barazon rekordin e Ronaldos

22:41 | 09 Nëntor 2019

Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm.

Lionel Messi ka barazuar një rekord të madh të rivalit të tij kryesor, Cristiano Ronaldo.

Ylli argjentinas ka shkëlqyer në takimin ndaj Celta Cigos, i vlefshëm për javën e 13-të në La Liga.

Messi ka arritur të shënoj het-trik në këtë takim brenda 48 minutave, ku goli i parë nga penalltia, ndërsa i dyti dhe i treti nga gjuajtja e lirë.

Kapiteni i katalunasve golat i shënon në minutat 23′, 45′, 48 për të kompletuar het-trikun numër 34 në La Liga.

Me këtë het-trik Messi barazon rekordin e rivalit të tij të madh, Cristiano Ronaldo.

Ylli i Juventusit gjatë kohës sa ishte lojtar i Real Madridit për nëntë sezone arriti të shënojë 34 het-trik.

Komento: