Juventus hynë në garë për yllin 100 milionësh

00:00 | 10 Nëntor 2019

Ai është njëri nga lojtarët më i kërkuar.

E ardhmja e Erling Haaland mund të jetë Italia. Sulmuesi i Salzburgut është më i miri deri më tani teksa ka arritur të shënojë 6 gola në 3 ndeshjet e para të fazës së grupeve.

Norvegjezi ka tërhequr vëmendjen e Juventus që sipas “Tuttosport” është gati të paguajë për shërbimet e tij,pëcjell ORAinfo.

Veç Real Madrid dhe Manchester United, për 19-vjeçarin në garë është futur edhe “Zonja e Vjetër”.

Italianët janë gati të futen në ankand. Deri më tani klubi austriak i Salzburgut ka bërë me dije që në arkat e tyre duhen derdhur 100 milionë euro për shërbimet e Haaland.

Komento: