
Valverde me fjalë të mëdha për Messin.
Lionel Messi po vazhdon të dhurojë paraqitje spektakolare edhe pse vitet po kalojnë.
Ylli argjentinas ishte i papërmbajtshëm mbrëmë kundër Celta Vigo, ku arriti të shënonte het trik për tri pikët e Barcelonës.
Leo qëlloi dy herë saktë nga gjuajtja e lirë, duke bërë që rrjetet sociale të kthehen ‘në shërbim’ të ‘pleshtit’.
E pas ndeshjes, edhe trajneri Ernesto Valverde thuri disa lëvdatat për yllin kryesorë të skuadrës së tij.
“Ai shënoi tri herë. Është një avantazh që e kemi atë. Kundërshtarët frikësohen dhe kjo është mirë. Kur ne fitojmë, fitojmë të gjithë. Ata që luajnë janë shumë, krahë Messi” ka thënë Valverde.
“Është e pamundur të mos mbështetemi tek Messi. Ai i jep dritë gjithçkaje. Kështu funksionon” shtoi trajneri, transmeton lajmi.
Messi realizoi mbrëmë het trikun numër 52 në karrierën e tij.