Werder Bremen luan kundër Monchengladbachut, Rashica titullar

12:47 | 10 Nëntor 2019

Milot Rashica po vazhdon suksesin e tij në Bundesligë.

Sulmuesi do të jetë titullar në ndeshjen e sotshme të Ëerder Bremenit kundër liderit të Bundesligës, Monchengladbachut, ku do të tentojë ta tregojë formën e mirë para ndeshjeve të Kosovës.

Monchengladbachu do ta presë sot në orën 13:30 në stadiumin Borussia Park Ëerder Bremenin, për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të të sezonit 2019/20 të Bundesligës, transmeton Express.

Rashica do të luajë nga minuta e parë në këtë përballje, që do të jetë e fundit për klubin e tij para se t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës të hënën, për ndeshjet vendimtare kundër Çekisë dhe Anglisë.

Kjo do të jetë ndeshja e shtatë e Rashicës në këtë sezon të Bundesligës, pasi që kosovari mungoi në disa ndeshje shkaku i një lëndimi. Ai ka kontribuar deri më tani me katër gola dhe me dy asiste.

Komento: