Lajm i keq për Kosovën, i lëndohet ylli i madh

17:49 | 10 Nëntor 2019

Lajm të këqija për Përfaqësusen e Kosovës.

Benjamin Kololli është detyruar ta lëshoj fushën i lënduar në takimin e Zurichut ndaj Sionit në Superligën e Zvicrës.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Sionit.

Kololli u detyrua të braktis lojën në minutën e 42-të të ndeshjes pas një ankesë për lëndim.

Ky lëndim i Kolollit vjen disa ditë para ndeshjes me Çekinë dhe Anglinë dhe kjo do të sjell kokëdhimbje për përzgjedhësin Bernard Challandes.

Shpresojmë që anësori i krahut të majtë i “Dardanëve” të mos ketë diçka serioze dhe të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2020.

Komento:
Lajme të tjera