Bëhet ‘hit’ në internet veprimi i Guardiolas ndaj gjyqtarit

21:10 | 10 Nëntor 2019

Veprimi i Guardiolas ndaj gjyqtarit është bërë ‘hit’.

Pep Guardiola nuk është ndarë aspak i kënaqur me referimin, në takimin Liverpool – Manchester City.

City i Guardiolas u mposht bindshëm, 3:1 në udhëtimin te Liverpooli në ‘Anfield’, shkruan Insporti

Guardiola pas fundit të ndeshjes ka ironizuar me gjyqtarët, e në veçanti gjyqtarin kryesor, Michael Oliver, për referimin e këtij të fundit.

Trajneri spanjoll ka vlerësuar se i janë mohuar dy penallti të pastërta, nga një në secilën pjesë të ndeshjes.

Pasi u përshëndet me Kloppin dhe futbollistët kundërshtarë, Guardiola shkoi te mesi i fushës aty ku me ironi “falënderoi” gjyqtarët e ndeshjes.

“Faleminderit! Faleminderit shumë!”, dëgjohet Guardiola duke i thënë kryesorit të ndeshjes.

Ndryshe, pas kësaj humbjeje City ka mbetur 9 pikë prapa rivalit direkt për titull, Liverpoolit.

Komento: