Tensione në ndeshjen Juventus-Milan, Sarri e zëvendëson Ronaldon ja ku shkoi ai

22:19 | 10 Nëntor 2019

Sarri e zëvendëson Ronaldon.

Është duke u zhvilluar minuta e 60′ e ndeshjes mes Juventus dhe Milan.

Rezultati është i barabartë pa gola, ndërsa paraqitje jo të mirë në 45 minutëshit e parë pati Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez duket se nuk ishte në mbrëmjen e tij dhe trajneri Maurizio Sarri vendosi ta zëvendësonte në minutën e 55′, ku Paulo Dybala u fut në vendin e tij, shkruan lajmi.net.

Kjo është hera e dytë që 34-vjeçari zëvendësohet këtë edicion pa pasur ndonjë lëndim – e që i ka ndodhur shumë rrallë viteve të fundit.

Reagimi i tij nuk ishte i mirë, pasi ai vrapoi drejt e në zhveshtoret e stadiumit andaj tani raportet mes tij dhe trajnerit mund të ndryshojnë.

Komento: