
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i etur për të mbajtur mbrojtës Dejan Lovren në klub.
Mbrojtësi kroat ka tërhequr interes nga dy klube italiane të Serisë A , AC Milan dhe AS Roma, në të kaluarën e afërt,përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, sipas raportit të fundit, Klopp dëshiron që Lovren i cili ka një kontratë me Reds deri në verën e vitit 2021 të qëndrojë me kampionët aktual evropian të paktën deri në fund të sezonit./ORAinfo/