
AC Milan është i prirur të garojë me skuadrën ,Inter për mesfushorin serb 31-vjeçar Nemanja Matic.
Raporti detajon se si kuqezinjtë po kërkojnë të forcojnë mesfushën e tyre në afatin e ardhshëm të transferimit të janarit, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për tu arritur, pasi ato do të duhet të konkurrojnë me Nerazzurri të Antonio Conte.
Interi prej kohësh ka mbajtur vëmendjen e tij te mesfushori serb, kontrata e të cilit skadon me skuadrën e Premier League në qershorin e ardhshëm. /ORAinfo/