‘Yjet’ e Kosovës nisin stërvitjet për ndeshjen kundër Çekisë

18:38 | 11 Nëntor 2019

Kanë mbetur edhe tri ditë deri në ndeshjen Kosovë – Çeki.

Kombëtarja e Kosovës ka filluar përgatitjet për ndeshjen kundër Republikës së Çekisë.

Disa prej lojtarëve të Kosovës kanë zbritur sot në ‘Fadil Vokrri’ për të mbajtur seancën stërvitore para ndeshjes me Çekinë, shkruan lajmi.

Kosova do të luajë në udhëtim tek Çekia pas tri ditësh, me synimin e vetëm – tri pikët.

Seanca stërvitore e Kosovës ka filluar në ora 18:05.

Komento: