Barcelona merr lajmin e keq nga stërvitjet

22:50 | 11 Nëntor 2019

Nuk janë vetëm rezultatet problemi i Valverde, ai duket se po dështon edhe në stërvitje – tjetër lëndim tek Barca.

Ernesto Valverde duket se po dështon edhe në një sferë tjetër anash asaj të rezultateve.

Barcelona nuk po kalon në formë aspak të mirë, duke dështuar të marrë fitore çdo herë që Messi nuk dhuron diçka nga ‘magjia’ e tij.

Rezultatet negative dhe performancat jo-dominuese kanë bërë që trajneri të pranojë shumë kritika nga tifozët.

Por, duket se këtu nuk qëndron problemi i vetëm. Valverde duket se po gabon edhe në mënyrën e stërvitjeve tek Barca.

‘ESPN’ shkruan se skuadra katalane është e shqetësuar pas dëmtimit të fundit të Nelson Semedo, i cili do të mungojë për rreth pesë javë, transmeton lajmi.net.

Që kur sezoni filloi në gusht, Valverde numëron 17 lojtarë të dëmtuar, 15 prej të cilëve kanë probleme muskulore.

Shkak për këtë thuhet të jetë edhe faza parsezonale që nuk u organizua siç duhet, për çka kritika kishte edhe nga Gerard Pique.

Komento: