Inter dhe Fiorentina nisin ‘luftën’ për yllin e Serie A

23:38 | 11 Nëntor 2019

Inter dhe Fiorentina kanë nisur duelin për yllin e Serie A.

Dy skuadrat nga Serie A janë të interesuara për shërbimet e yllit të Romës, Alessandro Florenzi.

Florenzi thuhet se do të largohet nga Roma gjatë merkatos së janarit, duke zgjuar kështu interesimin e Inter dhe Fiorentina, transmeton lajmi.

Anësori nuk ka pasur minutat e tij nën urdhrat e Paulo Fonseca, me trajnerin që preferon të luajë me Leonardo Spinazzola.

Anash Inter dhe Fiorentina, interesim për lojtarin ka shfaqur edhe skuadra franceze, Olympique Lyon.

Komento: